
Situata në protestën e sotme në Tiranë është përshkallëzuar sërish, pasi protestuesit kanë mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasje me forcat e policisë.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve të vendosur përpara godinës së qeverisë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur menjëherë duke përdorur autobotët me ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën.
Përplasjet pranë Kryeministrisë vijnë pas disa orësh tensionesh përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u përballën me ndërhyrjen e forcave të rendit.






















