Kronika 17 October 2026, 15:08 Nga VNA

Pas disa orësh përplasje para Ministrisë së Arsimit, protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Pas disa orësh përplasje para Ministrisë së Arsimit,

Pas disa orësh përplasje me forcat e policisë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur të zhvendosen drejt Kryeministrisë. Mes turmës janë dëgjuar thirrje të shumta për t'u drejtuar drejt godinës së qeverisë, ndërsa një pjesë e madhe e pjesëmarrësve ka nisur marshimin.

Zhvendosja vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së kësaj të shtune, ku policia ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë nisur riorganizimin e pozicioneve përreth selisë së Partisë Socialiste, në përpjekje për të siguruar godinën dhe për të parandaluar përplasje të tjera.

Lëvizja drejt kryeministrisë shënon një tjetër zhvillim në ditën e pestë të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të forcave të policisë.

Lexo gjithashtu

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme