Protestuesit janë zhvendosur gjatë orëve të drekës përpara Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasje të ashpra me forcat e policisë. Prania e madhe e të rinjve ka sjellë intensifikimin e ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, për shkak të drejtimit të erës, gaz lotsjellës është hedhur edhe nga lartësia, pranë Kullave Binjake. Raportohet gjithashtu për efektivë që kanë qëlluar me gurë në drejtim të turmës, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur me shishe molotov.
Tensionet rikthehen pas mbrëmjes së djeshme, kur protesta u mbyll me një armëpushim të pazakontë mes të rinjve dhe policisë, pas disa orësh përplasjesh.






















