Politika 17 October 2026, 19:18 Nga VNA

Video/Tirana thuajse jashtë kontrollit, digjen hyrja e Hotel Dajtit dhe Gjykata e Lartë, forcat speciale në Kryeministri

Ndaje në Whatsapp

Video/Tirana thuajse jashtë kontrollit, digjen hyrja e Hotel Dajtit dhe


Situata në Tiranë po precipiton nga minuta në minutë, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë po përhapen në disa zona të qendrës së kryeqytetit.

Flakët kanë përfshirë hyrjen e ish-Hotel Dajtit dhe Gjykatën e Lartë, ndërsa forcat speciale janë përqendruar pranë Kryeministrisë. Situata duket thuajse jashtë kontrollit, teksa tensionet vijojnë të përshkallëzohen.

Pas djegies së automjeteve, hedhjes së molotovëve dhe ndërhyrjeve të policisë me gaz lotsjellës e ujë me presion, dita e pestë e protestave po shënon një tjetër përshkallëzim të rëndë. Ende nuk ka një bilanc të konfirmuar të dëmeve materiale apo të personave të lënduar nga incidentet e fundit.

 

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme