Politika 17 October 2026, 18:46 Nga VNA

Tensione dhe flakë te ish-hotel “Dajti”, protestuesit hedhin molotovë, përplasjet me policinë përshkallëzohen

Ndaje në Whatsapp
Tensione dhe flakë te ish-hotel “Dajti”, protestuesit hedhin

Hyrja e ish-hotel “Dajtit” është përfshirë nga flakët gjatë protestës kundër qeverisë së Edi Ramës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt godinës. Ngjarja vjen në një moment kur tensionet mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit janë përshkallëzuar, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Përplasjet në bulevard janë intensifikuar pas djegies së një automjeti dhe ndërhyrjeve të policisë për të shpërndarë protestuesit. Sipas raportimeve nga terreni, efektivët kanë tentuar të ndërhyjnë të paktën në dy raste, por janë tërhequr pas reagimit të qytetarëve. Nga përplasjet raportohet se kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, pasi kanë qëndruar për disa minuta të shtrirë në tokë.

Në terren ka dalë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, por ai ka shmangur pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën dhe veprimet e forcave të rendit. Ndërkohë, sipas raportimeve nga vendngjarja, persona me rroba civile dhe kapuçë kanë shtyrë me forcë gazetarët që tentonin të merrnin një reagim prej tij.

Flakët në hyrje të ish-hotel “Dajtit” shënojnë një tjetër moment tensioni në protestën që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pavarësisht përplasjeve dhe ndërhyrjeve të policisë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lexo gjithashtu

Video

Digjet dega e OTP Bank në Myslym Shyr

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë

Zjarri nga Gjykata e Lartë ka kaluar dhe në një nga dyqanet që është pranë saj në rrugën Myslym Shyri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme