Politika 18 October 2026, 21:10 Nga VNA

Situatë kaotike në PD, policia hyn në seli dhe hedh gaz lotsjellës pasi dyshonte se ishin fshehur protestues vandalë

Ndaje në Whatsapp
Situatë kaotike në PD, policia hyn në seli dhe hedh gaz

Rreth orës 20:00 sonte selia e PD u përfshi në një skenë kaotike dhe të paqartë.

 Policia dhe protestuesit ecnin nëpër rrugë, kur papritur në oborrin dhe portën hyrëse të PD u hedh gaz lotsjellës.

 Zyrtarët e PD, deputetë dhe funksionarë dolën të alarmuar dhe tentuan të komunikojnë me forcat e rendit dhe gjithashtu thirrën ambulancën.

Policia ju tha gazetarëve se në seli dyshonte se ishin fshehur protestues që më herët kishin kryer akte vandale. 

PD, përmes Belind Këlliçit dhe një sërë deputetësh të tjerë mohuan akuzat.

"Banditi Ervin Demo që është rrahur në zyrë nga i forti i Beratit dhe bastardi i tij Skënder Hitaj inskenuan këtë skenar të shëmtuar. Nuk kishte asnjë protestues të fshehur. Ishim vetëm ne, funksionarët e PD", deklaroi Këlliçi.

Gazetarët e pyetën përfaqësinë demokrate se pse u fikën dritat në katin e dytë të PD në momentin që erdhi policia, por deputetët thanë se ishte kaos.

"Ftojmë prokurorinë të vijë, SPAK, kush të dojë. Të marrë kamerat tona. S'kemi fshehur askënd", tha Këlliçi, ndërsa demokratët e tjerë treguan si kishte qenë shija e gazit lotsjellës.

Video

Policia ka nisur ndalimet e të rinjve protestues. Video e realizuar prane Piramidës.

Protestuesit godasin me molotov Bashkinë e Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme