Politika 18 October 2026, 12:46 Nga VNA

Panik në radhët e PS, deputetët kërkojnë me dëshpërim të mbrohet Rama në rrjete sociale...., drama gjuhësore e Aulona Bylykbashit

Ndaje në Whatsapp

Një mesazh i rrjedhur nga një grup komunikimi i socialistëve në Elbasan zbulon krizën e thellë të besimit që po kalon sot Partia Socialiste dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Përmes një komunikimi që ngjan më shumë me një thirrje me alarm sesa me një bashkëbisedim politik, deputetja Aulona Bylykbashi u bën thirrje specialistëve që të lënë hezitimin dhe të vërshojnë me komente mbështetëse për Edi Ramën dhe PS-në.

Fakti që një deputete e mazhorancës kërkon artificialisht “komente mbështetëse” për kryeministrin tregon qartë se mbështetja organike dhe spontane ka rënë në kuota minimale. Edi Rama, i cili dikur mburrej me mbështetjen e madhe dixhitale, sot duket se ka nevojë për "mobilizim me komandë" nga administrata dhe specialistët e rretheve për të krijuar iluzionin e një popullariteti që po zbehet përditë.

Analiza e gabimeve të shumta drejtshkrimore

Përveç përmbajtjes dhe presionit politik, mesazhi i deputetes shpërfaq një nivel alarmant të njohjes së gjuhës shqipe. Në vetëm katër rreshta tekst, numërohen me dhjetëra gabime ortografike, 

"Mirëmëngjes. Për cdo njërin nga ju që e ndjen në këtët situatë se duhet te flas qoftë dhe në një koment mbështetës për Partin Socialiste mos hezitoj se ky eshtë momenti me tregu se pervec atyre qe shkaterrojne ka me mijra qe e mbeshtesin Edin dhe PS."

Mjerimi i përfaqësimit: Mbrojtëse e zjarrtë e Ramës, analfabete e gjuhës shqipe

Kjo është e njëjta deputete që në Kuvend dhe në studio televizive ka mbrojtur me ngulm e servilizëm nismat më polemike e kritike të mazhorancës që nga reforma kontroverse e hartës së re administrative-territoriale të bashkive, e deri te rritja e pagave për gjyqtarët e institucionet e drejtësisë.

Është vërtet me doza ironie e komizmi të zi të shohësh se si një përfaqësuese e popullit, e cila merr përsipër të votojë ligje për fatet e vendit dhe të mbrojë me besnikëri të verbër çdo vendim të kryeministrit, nuk zotëron as rregullat bazë të arsimit fillor të gjuhës amtare. Besnikëria e saj ndaj kryetarit të partisë është e padiskutueshme, por me sa duket, përkushtimi ndaj interesit publik dhe respekti ndaj gjuhës shqipe e inteligjencës së qytetarëve mbeten plotësisht në hije.

 

Panik në radhët e PS, deputetët kërkojnë me

 

Video

Policia ka nisur ndalimet e të rinjve protestues. Video e realizuar prane Piramidës.

Protestuesit godasin me molotov Bashkinë e Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme