Në ditën e gjashtë të protestave në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka nisur heqjen e pllakave dhe gurëve nga trotuaret përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas incidenteve të dhunshme të regjistruara gjatë ditëve të fundit.
Ndërhyrja po kryhet nga punonjësit e bashkisë, të cilët fillimisht kanë përdorur mjete të rënda për largimin e gurëve, ndërsa më pas kanë vijuar punën manualisht në zonën pranë Kryeministrisë.
Ky veprim vjen pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, gjatë të cilave pllakat e shkëputura nga trotuaret janë përdorur si mjete të forta kundër efektivëve.






















