Sociale 20 October 2026, 21:02 Nga VNA

VIDEO/ Uji me presion nuk i zmbrapsi vajzat protestuese, policia i merr me forcë drejt furgonit

Ndaje në Whatsapp

VIDEO/ Uji me presion nuk i zmbrapsi vajzat protestuese, policia i merr me

Një grup vajzash protestuese janë përballur me ujin me presion të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë, për t’u shoqëruar më pas nga efektivët drejt furgonit të policisë.

Pamjet e publikuara nga VNA tregojnë vajzat të mbledhura pranë njëra-tjetrës, disa me helmeta mbrojtëse, teksa mbi to drejtohet një rrjedhë e fortë uji nga automjeti i policisë.

Pavarësisht forcës së ujit, vajzat nuk tërhiqen dhe vijojnë të qëndrojnë së bashku. Por përballja nuk përfundon aty. Pas ndërhyrjes me ujë me presion, efektivët e policisë i shoqërojnë drejt furgonit.

Pamjet tregojnë një nga momentet e tensionuara të protestës, ku rezistenca e vajzave përballë ndërhyrjes policore pasohet nga shoqërimi i tyre.

 

 

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme