Sociale 20 October 2026, 10:51 Nga VNA

Pedagogët në mbështetje të studentëve, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nuk kemi çfarë të dialogojmë

Ndaje në Whatsapp
Pedagogët në mbështetje të studentëve,

Pedagogët  janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës në mbështetje të studentëve protestues, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, pedagogët u shprehën se protestuesit nuk kanë çfarë të dialogojnë me kreun e qeverisë. Ata deklaruan gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari.

Tubimi vjen pas paralajmërimit të pedagogëve për t’u bashkuar në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) iu bashkua reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në fjalën e tij para të gjithë pedagogëve, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar.

Pedagogët kanë hartuar edhe një peticion, përmes të cilit bëjnë thirrje që kërkesat e studentëve të dëgjohen dhe të merren në konsideratë.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme