Sociale 20 October 2026, 11:01 Nga VNA

Pedagogët paralajmërojnë bojkot total të mësimit, Enver Bytyçi: Do të jemi në shesh çdo ditë, deri në grevë urie

Ndaje në Whatsapp
Pedagogët paralajmërojnë bojkot total të mësimit, Enver

Protesta e studentëve kundër qeverisë po merr mbështetje edhe nga pedagogët, të cilët paralajmërojnë përshkallëzimin e lëvizjes deri në bojkot të plotë të procesit mësimor në universitete dhe shkolla.

Nga protesta e zhvilluar para Universitetit Politeknik të Tiranës, profesori Enver Bytyçi deklaroi se pedagogët do të qëndrojnë çdo ditë në shesh në mbështetje të studentëve, duke mos përjashtuar as grevën e urisë.

Bytyçi kërkoi ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, duke e cilësuar këtë si një kusht që qeveria duhet të përmbushë. Ai bëri thirrje për bojkot total të mësimit, jo vetëm në institucionet e arsimit të lartë, por edhe në shkolla.

“Lëvizja do të vijojë me një thirrje të fuqishme: bojkot total, jo vetëm në universitete, por dhe në shkolla. Duhet të ndalet dhuna, ky është kusht për qeverinë. Pedagogët, trupa mësimore, do të jenë në shesh çdo ditë. Do t’i mbështesim deri në grevë urie studentët. Të rinjtë duhet t’i kishim mbështetur që në 2018. I kemi hyrë në hak studentëve”, deklaroi Bytyçi.

Profesori pranoi se pedagogët nuk u kanë dhënë studentëve mbështetjen e duhur në protestat e mëparshme, duke theksuar se këtë herë nuk duhet t'i lënë vetëm.

Në protestë ishte i pranishëm edhe pedagogu i Arteve, Ilir Kaso, i cili deklaroi se prej vitit 2013 ka marrë pjesë në protesta për çështje mjedisore, por se përpjekjet e tyre janë injoruar vazhdimisht nga qeveria.

Kaso e cilësoi revoltën studentore si një shpresë për shqiptarët dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me të rinjtë dhe të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Ai theksoi se, megjithëse mësimdhënia është e shenjtë për pedagogët, situata aktuale kërkon sakrifica dhe solidaritet me studentët.

Protesta e pedagogëve para Universitetit Politeknik vjen pas disa ditësh demonstratash studentore kundër qeverisë dhe përplasjesh me policinë. Paralajmërimi për bojkot të përgjithshëm të mësimit shënon një tjetër hap drejt zgjerimit të lëvizjes protestuese, ndërsa pedagogët kërkojnë ndalimin e dhunës dhe mbështetjen e kërkesave të të rinjve.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme