Kronika 20 October 2026, 15:38 Nga VNA

Rikthehen tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës

Ndaje në Whatsapp
Rikthehen tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin

Situata është tensionuar sërish këtë të martë pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit dhe forcat e policisë janë përplasur për herë të dytë brenda ditës.

Përplasjet janë regjistruar në Rrugën e Durrësit, ku një grup të rinjsh kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve. Këta të fundit janë përgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Gjatë tensioneve, efektivët e Forcave Shqiponja kanë tentuar të shoqërojnë një të ri, por janë penguar nga protestuesit e tjerë, të cilët nuk kanë lejuar marrjen e tij nga policia.

Pas ndërhyrjes me autobot, forcat e rendit kanë arritur t'i shtyjnë protestuesit nga Rruga e Durrësit në drejtim të Bankës së Shqipërisë.

Protesta e kësaj të marte nisi para Kryeministrisë, ku studentëve iu bashkuan edhe pedagogët, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, disa protestues përmbysën dhe dëmtuan karriget që kreu i qeverisë kishte vendosur përpara godinës, në kuadër të ftesës së tij për dialog.

Megjithëse protesta ka qenë kryesisht paqësore, gjatë ditës janë regjistruar dy episode përplasjesh mes të rinjve dhe policisë, duke e tensionuar më tej situatën në kryeqytet.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme