Kronika 20 October 2026, 14:30 Nga VNA

Përshkallëzohet protesta e studentëve dhe pedagogëve, policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzohet protesta e studentëve dhe pedagogëve,

Protesta e studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar këtë të martë, pas ndërhyrjes së forcave të policisë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tubimi, i cili nisi si një protestë paqësore kundër qeverisë, është shoqëruar me tensione në momentin kur efektivët ndërhynë me autobotë dhe gaz lotsjellës ndaj pjesëmarrësve.

Veprimet e policisë kanë shkaktuar irritim mes protestuesve, duke sjellë edhe përplasje me forcat e rendit. Në këto momente, disa pedagoge kanë ndërhyrë për të mbrojtur studentët nga ndërhyrja policore.

Studentët dhe pedagogët janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, ku kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme