
Gjykata e Apelit është bërë objekt i sulmit të protestuesve, të cilët kanë qëlluar me gurë drejt godinës, duke shkaktuar dëme materiale.
Nga pamjet e publikuara shihet se gjatë sulmit janë thyer xhamat dhe është dëmtuar hyrja e institucionit.
Për të shpërndarë protestuesit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës. Gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar edhe disa persona.
Ngjarja është regjistruar në kuadër të tensioneve që kanë shoqëruar protestën studentore në kryeqytet.






















