
Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar sërish me tensione, ndërsa forcat e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve të mbledhur pranë institucionit.
Incidentet janë regjistruar në zonën e Rrugës së Durrësit, ku vijon mobilizimi i të rinjve në kuadër të protestave kundër qeverisë.
Protesta ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa studentët dhe të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me ndërhyrje të Policisë për shpërndarjen e turmave.






















