Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia gjatë ditës së parë të protestave në qytet.
Sipas avokatëve mbrojtës, për katër prej tyre është vendosur masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për 18 të tjerët “detyrim për paraqitje”.
Me këtë vendim, asnjë prej 22 të rinjve nuk do të qëndrojë në paraburgim. Katër do të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa të tjerët do të kenë detyrimin të paraqiten sipas përcaktimeve të gjykatës.






















