Kronika 18 October 2026, 10:57 Nga VNA

Korçë/ Gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar pas protestës

Ndaje në Whatsapp
Korçë/ Gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar pas

Gjykata e Korçës ka vendosur sot lirimin nga paraburgimi të dy të rinjve të arrestuar tri ditë më parë, pas protestës të zhvilluar në qytet.

Gjatë seancës për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal, Prokuroria kërkoi që dy të rinjtë, F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të hetohen nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Kërkesa e organit të akuzës u pranua nga Gjykata e Korçës, e cila vendosi që dy të rinjtë të lihen të lirë, duke u vendosur ndaj tyre detyrimi për t’u paraqitur pranë autoriteteve sipas kushteve të përcaktuara në vendimin gjyqësor.

Dy të rinjtë ishin arrestuar nga Policia e Korçës tri ditë më parë, në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës, ku dyshohet se janë kryer veprime të dhunshme dhe dëmtime të pronës.

Ata dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Video

Policia ka nisur ndalimet e të rinjve protestues. Video e realizuar prane Piramidës.

Protestuesit godasin me molotov Bashkinë e Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme