Një shpërthim tritoli tronditi fshatin Llakatund të Vlorës.
Rreth orës 02:50, një sasi lënde plasëse shpërtheu në automjetin e shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shushicë.
Sipas policisë, automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.






















