Kronika 18 October 2026, 20:33 Nga VNA

Po për civilët e armatosur që mbrojnë selinë e PS-së dhe përplasen me protestuesit, çfarë ke për të thënë, Skënder Hita?

Ndaje në Whatsapp
Po për civilët e armatosur që mbrojnë selinë e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka bërë një deklaratë të gjatë për sulmin ndaj Komisariatit Nr. 3, për dhjetë policët e plagosur, për molotovët, gurët dhe detyrimin për të respektuar ligjin. Dhe me të drejtë kërkon përgjegjësi për këdo që sulmon punonjësit e policisë.

Por në gjithë këtë deklaratë mungon një përgjigje për atë që u pa sot pranë selisë së Partisë Socialiste. Kush janë personat civilë, disa prej të cilëve dyshohet se mbanin armë të ftohta, që dolën për të mbrojtur selinë e partisë në pushtet dhe u përplasën me protestuesit? Kush i lejoi të qëndronin aty? A janë identifikuar, kontrolluar dhe shoqëruar? Dhe çfarë roli kishte mes tyre drejtori i IKMT-së, Rigers Sheqeri?

Skënder Hita thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe se policia nuk është kundërshtare e qytetarëve. Atëherë, a vlen ky parim edhe për civilët që dalin në mbrojtje të selisë së partisë në pushtet?

Sepse policia nuk ka detyrë vetëm të mbrojë institucionet nga protestuesit. Ka detyrë të mbrojë edhe protestuesit nga kushdo që merr përsipër të bëjë policin pa qenë i tillë.

Video

Policia ka nisur ndalimet e të rinjve protestues. Video e realizuar prane Piramidës.

Protestuesit godasin me molotov Bashkinë e Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme