Pas shpërndarjes nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish është drejtuar drejt rrugës “Mine Peza”, ku i ka vënë flakën Komisariatit nr. 3.
Nga zjarri janë dëmtuar tre punonjës policie. Efektivët po presin të transportohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk ka të dhëna për shkallën e dëmtimeve të tyre.






















