
Pamjet video nga Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë tregojnë praninë e efektivëve të policisë brenda ambienteve të fakultetit, ndërsa studentët janë përfshirë në thirrjet për bojkot dhe protestë.
Por kush e kërkoi ndërhyrjen e policisë në një institucion universitar dhe mbi çfarë baze ligjore?
Ende nuk ka një shpjegim zyrtar për arsyet e kësaj ndërhyrjeje dhe nëse ajo është kërkuar nga drejtuesit e universitetit.






















