Politika 20 October 2026, 15:06 Nga VNA

Mes protestave në Tiranë, Peleshi mbledh të enjten Kuvendin, ja çfarë parashikon rendi i ditës

Ndaje në Whatsapp
Mes protestave në Tiranë, Peleshi mbledh të enjten Kuvendin, ja

Në një kohë kur Tirana është përfshirë nga protestat e studentëve dhe qytetarëve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka njoftuar mbledhjen e seancës plenare të enjten, më 22 tetor, në orën 10:00.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Interpelanca zhvillohet në një kohë kur ndërhyrjet e policisë gjatë protestave në kryeqytet kanë shkaktuar tensione dhe reagime.

Gjithashtu, janë parashikuar dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe një sërë projektligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, ndërsa në rendin e ditës është përfshirë edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Seanca plenare do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ndërsa vëmendja pritet të përqendrohet te interpelanca me ministrin e Brendshëm, në sfondin e protestave dhe përplasjeve të fundit mes studentëve dhe policisë.

Mbetet për t’u parë se sa do të mund të realizohet rendi i parashikuar i ditës, në një kohë kur protestat në kryeqytet janë intensifikuar dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit.

Lexo gjithashtu

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme