Politika 20 October 2026, 08:44 Nga VNA

Rama paralajmëron masa të reja për protestuesit: Kush shkul pllakat do të paguajë dëmet, përgjegjësi edhe për prindërit e të miturve!

Ndaje në Whatsapp
Rama paralajmëron masa të reja për protestuesit: Kush shkul

Edi Rama paralajmëroi sot përgatitjen e një pakete masash administrative, jo penale, ndaj personave që shkaktojnë dëme gjatë protestave.

Sipas kryeministrit, kush shkul pllakat e bulevardit apo dëmton pronën publike nuk mund t’ia imponojë Bashkisë së Tiranës përdorimin e fondeve të destinuara për shkolla për të riparuar dëmet e protestave. Për këtë arsye, dëmtuesit duhet të përgjigjen financiarisht dhe të paguajnë dëmshpërblim.

Por paralajmërimi i Ramës shkoi edhe më tej. Ai deklaroi se edhe gjykatësit janë të terrorizuar nga ajo që e quajti forcë e errët, ndërsa vetëm një numër i vogël të miturish janë ndaluar gjatë protestave.

Në paketën e paralajmëruar, përgjegjësia nuk do të ndalet te fëmijët. Rama tha se edhe prindërit do të duhet të paguajnë për dëmet e shkaktuara nga të miturit.

Rama njoftoi se qeveria po sheh mundësinë të ndryshojë qasjen në rrjetet sociale.

Kryeministri nuk dha ende hollësi për mekanizmin ligjor dhe mënyrën se si do të zbatohen këto masa.

Lexo gjithashtu

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme