Politika 19 October 2026, 20:38 Nga VNA

Pamje të rënda dhune te Medreseja në Tiranë, efektivët e Shqiponjave godasin dhe tërheqin zvarrë të rinjtë

Ndaje në Whatsapp
Pamje të rënda dhune te Medreseja në Tiranë, efektivët

Dy episode dhune nga forcat e policisë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Medresesë në Tiranë. Në njërën prej videove që qarkullojnë, disa efektivë të forcave Shqiponja shihen teksa ndjekin një të ri, e tërheqin zvarrë dhe e godasin vazhdimisht.

Në një tjetër video, një grup efektivësh policie shihen duke goditur një të ri tjetër, të cilin e rrëzojnë në tokë dhe vijojnë ta dhunojnë. Më pas, policët largohen nga vendngjarja pa e arrestuar.

Dy pamjet tregojnë episode të rënda të dhunës policore, të regjistruara në të njëjtën zonë të kryeqytetit.

Megjithëse drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se efektivët nuk kanë urdhër për të dhunuar protestuesit, mbrëmjen e sotme janë publikuar sërish pamje që ngrenë pikëpyetje serioze mbi veprimet e forcave të policisë dhe përdorimin e forcës ndaj të rinjve.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme