
Pamjet e policëve që përdorin dhunë ndaj të rinjve protestues janë shtuar gjatë ditës së sotme, pasi kryeministri Edi Rama ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në vijën e parë të përballjes me protestuesit.
Por ironia bëhet edhe më e fortë kur në mbështetje të këtij premtimi del ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila përballet me akuza për korrupsion. Ajo ka shpërndarë në Facebook premtimin e Ramës, duke vendosur në qendër të postimit shumën që u ofrohet efektivëve.
“2500 EURO për çdo efektiv të Policisë së Shtetit të angazhuar në këtë FRONT, si dhe rritje të konsiderueshme të pagave të Policisë së Shtetit duke nisur nga janari 2027”, shkruan Balluku.
Paradoksi është i dukshëm. Një ish-zyrtare e lartë, e përballur me akuza për korrupsion me vlera miliona euro, promovon shpërblimet për policët që sot gjenden përballë qytetarëve të zemëruar me qeverinë dhe korrupsionin.
Promovimi i premtimit nga Balluku, pikërisht në kulmin e përplasjeve përcjell mesazhin ndaj policëve që të mos kuresehen ndaj të rinjve. Ndërsa ish-ministrja që do duhej të kishte dhënë llogari para drejtësisë për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj, u premton shpërblime policëve që me gjasë nuk do vijnë kurrë.






















