Politika 19 October 2026, 10:53 Nga VNA

Berisha nga SPAK: Do ta mbështesim revoltën, prokuroria është kthyer në organizatë partie

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga SPAK: Do ta mbështesim revoltën, prokuroria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të mbështesë me të gjithë forcën protestat në vend. Pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ai e cilësoi revoltën si një shpërthim të shoqërisë shqiptare.

“Revolta është shpërthimi i Shqipërisë”, tha Berisha, ndërsa akuzoi Prokurorinë e Posaçme se është shndërruar në “një organizatë partie”. Sipas tij, ky institucion mund të kishte luajtur një rol të rëndësishëm në interes të shqiptarëve, duke pasur edhe mbështetjen e madhe ndërkombëtare.

Berisha iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi se kërkon “një 21 janar të dytë”.

“Zjarrvënësi më i madh i historisë së kombit është padrino Edi Rama. Është ai që ka djegur dhe shkatërruar ëndrrat gjatë pushtetit të tij të rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë”, u shpreh kreu i PD-së.

Duke u ndalur te kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin se po e mbrojnë ish-zëvendëskryeministren.

Ai drejtoi akuza edhe ndaj Altin Dumanit, të cilin e cilësoi si “armik të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve”. Berisha bëri të ditur se gjatë qëndrimit në ambientet e SPAK kishte lënë edhe një shënim drejtuar Dumanit, pa dhënë hollësi mbi përmbajtjen e tij.

Video

Tirana në flakë, por si fillim… një selfie! 🔥

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme