Politika 19 October 2026, 12:35 Nga VNA

Rama vijon propagandën për t’i dhënë zemër policisë: Pas premtimit për shpërblim, bën dhe video me motivim për efektivët që përplasen me të rinjtë

Ndaje në Whatsapp

Rama vijon propagandën për t’i dhënë zemër

Kryeministri Edi Rama vijon propagandën mediatike për t’i dhënë zemër Policisë së Shtetit, e cila është vendosur në vijën e parë të përplasjeve me studentët dhe gjimnazistët protestues. Pas premtimit të mëngjesit për një shpërblim prej 2500 eurosh, kreu i qeverisë ka shpërndarë një tjetër video me muzik dhe mesazh inkurajues për efektivët, këtë herë duke i shpallur mbrojtës të ëndrrës europiane të Shqipërisë.

“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. “Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama.

Por mbetet për t'u parë se sa mund të ndikojnë këto lavdërime te efektivët që duhet të përballojnë gurët, tensionet dhe zemërimin e qytetarëve, ndërsa në anën tjetër të kordonit policor qëndron një qeveri e përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion.

Edhe premtimi për 2500 euro shpërblim ngre pikëpyetje serioze për besueshmërinë e tij. Vështirë të ngjallë entuziazëm një shumë e tillë, kur qeveria është kritikuar për mosshlyerjen e pagesave që u takojnë punonjësve të policisë për orët shtesë të punës.

Megjithatë, lëvdatat dhe motivimi i kryeministrit tregon se përveçse nuk ka ndërmend të dëgjoj të rinjtë, por po e nxit akoma më shumë dhunën mes policisë dhe protetsuesve.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme