Politika 19 October 2026, 19:08 Nga VNA

Rikthehen tensionet në protestë, përplasje me policinë në Tiranë. Përplasje përballë Medresesë

Ndaje në Whatsapp
Rikthehen tensionet në protestë, përplasje me policinë

Pas disa orësh qetësie, rreth orës 18:00 janë rikthyer përplasjet mes protestuesve dhe policisë, në ditën e shtatë të protestës në Tiranë.

Përplasjet kanë nisur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë sulmuar forcat e policisë, duke sjellë reagimin e uniformave blu. Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka qëlluar me plumba gome.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë zhvendosur drejt Rrugës së Dibrës, ku kanë djegur kosha mbeturinash dhe i kanë vendosur në mes të rrugës për të penguar lëvizjen e forcave të rendit.

Policia ka ndërhyrë sërish me gaz lotsjellës dhe ka shoqëruar disa protestues në Rrugën e Dibrës. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu vazhdojnë.

Lexo gjithashtu

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme