Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, paralajmëroi të rinjtë dhe prindërit për pasojat ligjore të përfshirjes në dhunën gjatë protestave në Tiranë, përfshirë dëmtimin e pronës dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese.
Ruseti kujtoi se përgjegjësia penale për krimet nis në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Ajo theksoi se përgjegjësia përcaktohet individualisht, mbi bazën e provave, dhe se prania në protestë nuk përbën vetë shkak për ndëshkim.
Zëvendësministrja u bëri thirrje të rinjve të distancohen nga dhuna dhe të ushtrojnë të drejtën e protestës në mënyrë paqësore.






















