Politika 19 October 2026, 20:45 Nga VNA

Arrestime edhe në Katedralen Ortodokse, policia vijon aksionet ndaj protestuesve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Arrestime edhe në Katedralen Ortodokse, policia vijon aksionet ndaj

Policia ka vijuar arrestimet e dhunshme dhe dhunimin e protestuesve mbrëmjen e kësaj të hëne. Pas qetësisë që zgjati në orët e pasdites dhe pas sulmit të protestuesve ndaj policisë, blutë janë shpërndarë nëpër Tiranë me furgona duke arrestuar dhe dhunuar të rinj dhe protestues. 

Arrestimet e policisë nuk janë ndalur as në objektet e kultit, forcat e policsë kanë rrethuar Katedralen Ortodokse duke arrestuar disa të rinj, madje VNA ka siguruar një video kur është arrestuar dhe dhunuar një i mitur. 

Disa netë më parë forcat e policisë tentuan të hynin për të arrestuar dhe dhunuar dhe protestues në xhaminë e E’them Beut por u ndalua nga besimtarët.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme