Politika 20 October 2026, 13:11 Nga VNA

Der Standard: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve, të rinjtë ndihen sikur po u vidhet e ardhmja

Ndaje në Whatsapp
Der Standard: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve,

Gazeta austriake Der Standard i ka kushtuar një tjetër artikull protestave në Shqipëri, duke raportuar për përdorimin e dyshuar të dhunës joproporcionale nga policia dhe zemërimin e të rinjve ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Në artikullin e publikuar më 19 tetor, me autore gazetaren Adelheid Wölfl, gazeta shkruan se gjatë përplasjeve në Tiranë janë raportuar raste kur efektivët kanë goditur protestues edhe pasi ata ndodheshin të pambrojtur në tokë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të cituara nga gazeta, 31 persona përfunduan në spital pas protestës së së dielës, mes tyre 21 policë, pesë protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësues i medias.

Por përtej përplasjeve, Der Standard ndalet te arsyet që kanë nxjerrë të rinjtë shqiptarë në rrugë.

Një student 29-vjeçar, i intervistuar nga gazeta, shpjegon se të rinjtë kërkojnë arsim cilësor dhe të përballueshëm, mundësi punësimi, paga dinjitoze dhe një vend ku diploma universitare të mos shërbejë vetëm si biletë për emigrim.

Sipas tij, studentët investojnë vite dhe sakrifica financiare në shkollim, për t'u përballur më pas me një treg pune ku lidhjet personale shpesh vlejnë më shumë sesa aftësitë profesionale.

“Është ndjesia se po na vidhet e ardhmja, ndërsa prej nesh pritet të heshtim”, shprehet ai për gazetën austriake.

Der Standard trajton gjithashtu pakënaqësitë për korrupsionin, ndikimin politik mbi institucionet dhe kundërshtimet ndaj projekteve turistike në zonat e mbrojtura bregdetare, përfshirë investimin e planifikuar nga Jared Kushner.

Nga ana tjetër, gazeta pasqyron edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare, e cila ka dënuar sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e institucioneve, duke deklaruar se protestat kanë kapërcyer kufijtë e pranueshëm.

Artikulli i Der Standard e vendos kështu protestën në një kontekst më të gjerë se përplasjet e dhunshme në rrugët e Tiranës: atë të një brezi që kërkon mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet.

Lexo gjithashtu

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme