Politika 20 October 2026, 19:13 Nga VNA

Protestuesit rikthehen drejt Kryeministrisë, RENEA merr në mbrojtje godinën pas përplasjeve në sheshin “Skënderbej”

Ndaje në Whatsapp
Protestuesit rikthehen drejt Kryeministrisë, RENEA merr në mbrojtje

Pas disa minutash përplasjesh me policinë në sheshin “Skënderbej”, ku u përdor gaz lotsjellës dhe, sipas raportimeve, plumba plastikë, protestuesit janë nisur sërish drejt Kryeministrisë.

Tensionet në shesh u shoqëruan me ndërhyrjen e forcave policore për shpërndarjen e turmës, ndërsa protestuesit vijuan lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u rikthyer drejt godinës së qeverisë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Kryeministria është marrë në mbrojtje nga forcat speciale RENEA, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë përreth institucionit.

Protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve me policinë, ndërsa godina e Kryeministrisë mbetet një nga pikat kryesore ku po përqendrohen protestuesit.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme