Opinion 21 October 2026, 15:00 Nga VNA

Dash, o Dash, të paska bërë karrigia filozof!

Ndaje në Whatsapp

Dash, o Dash, të paska bërë karrigia filozof!

Nga Muriel

Dash, o Dash!

E lexova statusin tënd. Një kryevepër e moralit me vulë shtetërore! Aq shumë fjalë për

demokracinë, paqen dhe përgjegjësinë, sa mendova se po lexoja një filozof të madh.

Pastaj m’u kujtua, je po ai opozitar që dikur denonconte Ramën dhe sot drejton një

institucion të qeverisë së tij!

Çfarë ndryshoi, Dash? Shqipëria apo karrigia jote?

Dje kërkoje llogari nga Rama. Sot na tregon me emocion se ai paska zbuluar

"kredibilitetin" tënd!

Sa romantike! Një histori dashurie institucionale! Kryeministri paska gjetur shpëtimtarin e

Inspektoratit, ndërsa ti pranove sakrificën heroike të karriges së drejtorit.

As kameleoni nuk ndryshon ngjyrë me kaq elegancë burokratike!

Dhe pastaj na zbulon porosinë madhështore të Ramës, të veprosh sipas ligjit!

Çfarë bujarie! KRYEMINISTRI TË PASKA DHËNË LEJE TË ZBATOSH LIGJIN!

Dash, ligji nuk është bakshish i kryeministrit. As shteti pronë private e tij.

Por kulmi është leksioni yt për protestat.

Dje protesta ishte demokraci. Sot, nga dritarja e zyrës, të kujton pandeminë!

Sa shpejt ndryshon pamja e bulevardit kur njeriu kalon nga pankarta te kolltuku!

Ti shqetësohesh për gurët dhe dëmet materiale. Me të drejtë. Askush nuk ka të drejtë të

godasë policë apo të shkatërrojë pronën.

Por ku është zemërimi yt për pretendimet e dhunës ndaj studentëve dhe të

miturve?

Dhe tani vijmë te inspektorët!

Ka pretendime se punonjës inspektoratesh të ndryshme kanë dalë me uniforma e shkopinj

dhe kanë goditur protestues.

Dash, kush i nxori inspektorët me shkopinj kundër studentëve?

Kush i urdhëroi? Kujt i raportojnë? A ke kërkuar identifikimin e tyre? Verifikime? Pezullime

kur ligji e lejon? Kallëzime në prokurori kur ka dyshime për krime?

Apo për studentët ke një thes me këshilla, ndërsa për inspektorët me shkopinj të është

mbaruar boja e stilolapsit?

Ti je Kryeinspektor, Dash, jo profesor i filozofisë së paqes!

Nëse nuk ke kompetencë, kërko publikisht veprimin e institucioneve përgjegjëse. Nëse e

ke, përdore!

Ti thua se «koha do të jetë gjykatësi më i mirë».

Jo, Dash! Koha nuk heton. Koha nuk pezullon. Koha nuk çon dosje në prokurori!

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje sot, të protestojnë paqësisht dhe

të kërkojnë përgjegjësi për çdo abuzim!

Askush nuk ta mohon të drejtën të ndryshosh bindje. Por mos na kërko ta quajmë parim

atë që ende nuk e ke shpjeguar.

Karrigen ta jep Rama. Besueshmërinë duhet ta fitosh vetë.

Dhe mbaje mend, Dash:

Nuk ndryshoi Rama. Ndryshoi karrigia jote!

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme