Opinion 19 October 2026, 11:33 Nga VNA

Shteti nuk mbrohet duke përçmuar qytetarët.

Ndaje në Whatsapp
Shteti nuk mbrohet duke përçmuar qytetarët.

Nga Neli Demi

Sot kryeministri u thotë policëve se të rinjtë që protestojnë “nuk lidhin dot shtatë fjalë” dhe “janë pengje të një ideologjie shkatërruese”, duke ndikuar mënyrën se si uniforma do ta shohë qytetarin përballë saj.

Nga këndvështrimi psikologjik, ky komunikim përçmues ndaj protestuesve ul pengesën morale ndaj keqtrajtimit. Kur tjetri paraqitet si i paaftë për të menduar dhe i prirur vetëm për të shkatërruar, bëhet më e lehtë të mos e dëgjosh dhe ta trajtosh si armik duke përligjur çdo keqtrajtim.

Çdo akt dhune ndaj pronës, policisë, protestuesve, kalimtarëve, mediave duhet ndaluar dhe çdo autor duhet të mbajë përgjegjësi, por një gur, që kryeministri mesa duket po e mban në xhep nga një komunikim në tjetrin, nuk mund të përdoret për të mbuluar të gjitha arsyet e protestës, as për të përligjur çdo veprim policor.

Kërkesa për largimin e një qeverie është pjesë e demokracisë. Qeveria nuk është shteti dhe kundërshtari i qeverisë nuk është automatikisht armiku i shtetit.

Përpara policëve, kryeministri ka përgjegjësinë të forcojë vetëpërmbajtjen profesionale. Sepse fjala e pushtetit mund t’ia frenojë dorën uniformës. Mund edhe t’ia çlirojë.

Video

Djali i 46-vjecarit Ismet Habili që bërtet e qan pasi mëson se babai i tij ka humbur jetën brenda automjetit të tij me një plumb në kokë.

Policia arreston të riun te Tajvani: “Po më marrin kot! Kisha vetëm një kokore dhe një antidjersë”.

🔴PAMJE TË RËNDA/ MOTRA PËRPIQET TË SHPËTOJË VËLLAIN NGA DUART E POLICËVE

Negociatorët për dialog

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme