
Nga Rigels Halili
Kjo protestë ka tashmë simbolet e saj dhe me simbolet askush nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë në gjendje të fitojë.
Vera e 2026 na tregoi të gjithëve sesa shumë në sferën publike e ka humbur peshën e vërteta, se sa shumë gjuha e politkës është kthyer në ligjërim metaforik, ku fjalëve të shenjta u merret edhe ajo pak fije dinjteti qe u ka mbetur, se sa shumë qeverisja është transformuar në një simulakrum të ushqyer nga një indrustri e tërë ku ndërthurren fije të panumërta.
Por nga ana tjetër kjo verë na tregoi edhe se shoqëria dhe organe të shtetit po reagojnë. Kjo verë dhe tani, prostestat e vjeshtës, vërtetojnë qartë, se shoqëria shqiptare nuk është më dakort me faktin e dukshëm tejepërtej prej kohësh, që vokacioni ja ka lënë vendin interesit personal apo partiak, në politkë dhe më gjerë.
Shoqëria shqiptare e di tashmë që rrënjët e këtij procesi janë të thella, ndaj kërkon ndryshim rrënjësor. Pikërisht për këtë arsye protestat nuk do të ndalen, edhe sikur këtë herë të shtypen. Ka ndodhur një proces mendor dhe ideor, që deri para disa muajsh na dukej i pamundur, apo i paarritshëm në një skaj kohor të dukshëm.
Ata që protestuan paqësisht gjatë verës, ndër të cilët isha edhe unë, apo studentët që protestojnë sot, të cilët i mbështes plotësisht, e dinë shumë mirë, se çdo krizë është një shans i mirë për ndryshim. Kështu do të ndodhë edhe këtë herë.
E dimë gjithashtu që dhuna nuk është zgjidhje, ashtu siç e dimë, që dhuna mund të instrumentalizohet për qëllime politike, siç ka ndodhur edhe shumë herë të tjera gjatë këtyre viteve të tranzicionit postkomunist në Shqipëri.
Nuk gënjehemi më – këtë dëshmojnë vera dhe vjeshta e 2026.
Të gjithë atyre që dyshojnë, apo llomotitin dëngla në fabrikën mediatike, do u kujtoja dhënien e Margaret Mead:
“Mos dyshoni kurrë se një grup i vogël qytetarësh të mençur dhe të përkushtuar mund ta ndryshojë botën. Në fakt, kjo është e vetmja gjë që e ka bërë gjithmonë këtë.”






















