Kronika 21 October 2026, 11:47 Nga VNA

Ermal Beqiri kërkon të qëndrojë në Francë, media franceze: Vendimi për lirimin e tij merret të premten

Ndaje në Whatsapp
Ermal Beqiri kërkon të qëndrojë në Francë, media

 

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë dhe i kërkuar nga SPAK, ka kërkuar sërish lirimin nga burgu, ndërsa synon të qëndrojë në territorin francez dhe jo të kthehet në Shqipëri.

Sipas gazetës franceze Courrier Picard, Beqiri, i cili vijon të mbahet në burgun e Beauvais, është paraqitur përmes procedurës gjyqësore përpara Dhomës së Hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens, ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Vendimi për kërkesën e tij pritet të shpallet të premten, më 23 tetor.

Media franceze i ka kushtuar vëmendje edhe pasurive të biznesmenit, duke raportuar për 2,1 milionë euro asete të sekuestruara dhe një kështjellë në departamentin Oise.

Beqiri u arrestua më 24 korrik 2026, pasi avioni i lehtë me të cilin udhëtonte hyri në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor Penly dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve në Francë janë identifikuar llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, automjete dhe një kështjellë e blerë për rreth 2,6 milionë euro.

Biznesmeni është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave, shkeljen e barazisë në tendera dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Autoritetet shqiptare kanë paraqitur kërkesën për ekstradimin e tij, ndërsa procedurat gjyqësore në Francë vijojnë.

Burimi: Courrier Picard, 20 tetor 2026

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme