Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, u paraqit në SPAK, pasi u mor i pandehur për akuzën e pastrimit të parave.
Në emër të Tares, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka fshehur, sipas SPAK, dy vila, një në Dhërmi dhe një në Palasë.
Dje, Balluku dhe biznesmeni Pandeli Carapuli u morën gjithashtu të pandehur. Ndërsa Prokuroria e Posaçme vendosi të shtyjë afatin e hetimeve deri në janar të vitit 2027.






















