Kronika 21 October 2026, 14:49 Nga VNA

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve:

Trazirat dhe përplasjet gjatë protestës së fundit kanë kaluar tashmë në rrugë ligjore. 

Dy prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë zbarkuar pasditen e sotme në ambientet e Spitalit të Traumës për të nisur mbledhjen e provave materiale lidhur me protestuesit e lënduar.

Sipas burimeve të konfirmuara, grupi i hetuesve ka nisur menjëherë punën në terren duke sekuestruar kartelat mjekësore, fletë-daljet, si dhe të gjitha ekzaminimet imazherike e radiologjike të personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjeve.

 Fokus kryesor i këtij veprimi procedurial është dokumentimi i plotë i lëndimeve fizike dhe përcaktimi i saktë i shkakut të tyre, me qëllim verifikimin e përdorimit të forcës gjatë shpërndarjes së turmës.


Të gjitha provat e sekuestruara do t'i nënshtrohen vlerësimit teknik nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët do të përcaktojnë shkallën e dëmtimeve për secilin rast. 

Paralelisht me sekuestrimin e kartelave, prokurorët do të marrin në pyetje personat e lënduar sapo gjendja e tyre shëndetësore ta lejojë, si dhe stafit mjekësor që ka dhënë ndihmën e parë, për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë përkatëse ligjore.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme