Kronika 22 October 2026, 17:37 Nga VNA

Shoqata e Prokurorëve: Akuzat politike të Ballës ndaj Berexhës rrezikojnë të ushtrojnë presion mbi prokurorin

Ndaje në Whatsapp
Shoqata e Prokurorëve: Akuzat politike të Ballës ndaj

Shoqata e Prokurorëve reagon ndaj dekleratave të deputetit Taulant Balla, për prokurorin Arbër Berexha, i cili kërkoi lirimin e protestuesve, me argumentin se arrestimet ishin të paligjshme.

Sipas shoqatës, dekleratat e Ballës cënojnë pavarësinë e prokurorit.

“Aludimet për lidhje politike të prokurorit, të lidhura me një vendimmarrje konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e tij, respektimi i së cilës është detyrim kushtetues dhe kërkesë e shtetit të së drejtës.

Vendimmarrja e prokurorëve duhet të mbështetet në faktet dhe provat e administruara, sipas kërkesave të ligjit, pa presione apo ndikime politike.

Në parim, çdo vendim i prokurorisë mund t’i nënshtrohet kritikës, përfshirë kritikën publike. Pavarësia e prokurorëve nuk përbën përjashtim nga llogaridhënia. Megjithatë, pretendimi për lidhje politike, pa paraqitur fakte konkrete në mbështetje të tij, e zhvendos debatin nga arsyetimi juridik tek diskreditimi personal dhe profesional i magjistratit”, njoftoi Shoqata.

“Kur një pretendim i tillë shoqërohet me thirrje publike për ndërhyrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkak të kësaj vendimmarrjeje, krijohet rreziku i ushtrimit të presionit mbi prokurorin dhe mbi vendimmarrjet e tij të mëtejshme”, thekson Shoqata.

Në vijim Shoqata thekson se kur arrestimet janë të paligjshme, prokurori urdhëron lirimin e personit.

“Kur urdhrat e prokurorit për lirimin e menjëhershëm, kur konstatohen arrestime të kryera në kundërshtim me ligjin, nuk përbëjnë vendime për pushimin e çështjes. Këta urdhra kanë objekt ligjshmërinë e heqjes së lirisë dhe nuk zgjidhin përfundimisht çështjen e përgjegjësisë penale”.

“Çdo pretendim për shkelje profesionale apo etike mund t’u paraqitet organeve kompetente, përfshirë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dhe duhet të shqyrtohet mbi fakte, sipas procedurës ligjore. Njëkohësisht, edhe organet që verifikojnë këto pretendime duhet ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur, pa presione politike”, përfundon reagimi.

Video

Po futët duart ju e sigurt është që shkon për dreq…

Po futët duart ju e sigurt është që shkon për dreq…

Qytetarët refuzojnë sërish dialogun me Kryeministrin, largojnë blloqet e betonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme