Rajoni 22 October 2026, 18:05 Nga VNA

PDK kërkon që presidentja të kthejë ligjin për Dhomat Speciale: Ka nevojë për disa plotësime ligjore

Ndaje në Whatsapp
PDK kërkon që presidentja të kthejë ligjin për Dhomat

Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që ta rikthejë në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me qëllim plotësimin e disa dispozitave dhe forcimin e sigurisë juridike të tij.

Në një komunikatë të publikuar më 22 tetor, PDK-ja bëri të ditur se kërkesa i është përcjellë presidentes përmes një letre zyrtare. Sipas partisë, rishqyrtimi synon të garantojë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, si dhe të sigurojë zbatimin e ligjit në përputhje me interesin shtetëror.

PDK-ja thekson se ligji është i përfunduar në pjesën dërrmuese të tij dhe se nuk kërkon nisjen e procesit nga e para, por rikthimin e tij në Kuvend për një verifikim përfundimtar dhe përmirësimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin.

“Gatishmëria për ta përmirësuar ligjin nuk është në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi asesi”, thuhet në komunikatë.

Partia u ka bërë thirrje ekspertëve që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar, përfshirë Avokatin e Popullit, të paraqesin propozimet e tyre konkrete. PDK-ja shprehet se synon që ligji, i miratuar më 6 tetor 2026, të rishqyrtohet dhe të miratohet sërish brenda pak javësh.

Paralelisht, partia ka bërë të ditur se do të vijojë angazhimin për një strategji të koordinuar shtetërore për procesin e apelit, sigurimin e fondeve të nevojshme dhe mbështetjen profesionale për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas PDK-së, finalizimi i ligjit dhe mbështetja për apelin duhet të ecin paralelisht.

Video

Po futët duart ju e sigurt është që shkon për dreq…

Po futët duart ju e sigurt është që shkon për dreq…

Qytetarët refuzojnë sërish dialogun me Kryeministrin, largojnë blloqet e betonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme