Rajoni 19 October 2026, 13:31 Nga VNA

Protestat në Shqipëri, reagon kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Arroganca e institucioneve nxiti revoltën, të dëgjohen kërkesat e studentëve

Ndaje në Whatsapp

Protestat në Shqipëri, reagon kryetarja e Kuvendit të

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke u bërë thirrje institucioneve shqiptare të marrin seriozisht kërkesat e studentëve dhe të shmangin qëndrimet arrogante që, sipas saj, nxisin përshkallëzimin e protestave.

Në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu u shpreh se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen me shqetësim edhe në Kosovë, duke theksuar lidhjet e ngushta mes dy vendeve.

“Secili në Kosovë i ka përcjellë zhvillimet në Shqipëri. Ajo çfarë po ndodh atje sigurisht që na shqetëson të gjithëve, sepse Shqipëria për ne është shtëpi”, deklaroi Haxhiu.

Kryeparlamentarja e Kosovës theksoi se Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë kanë përgjegjësinë të shqyrtojnë kërkesat e studentëve, ndërsa dënoi përdorimin e dhunës nga të dyja palët.

“Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e kanë për obligim që t’i trajtojnë kërkesat e studentëve. Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, ajo duhet të ndalohet nga të dyja palët”, u shpreh ajo.

Haxhiu paralajmëroi se mungesa e dialogut dhe qëndrimet arrogante ndaj protestuesve mund të thellojnë më tej pakënaqësinë.

“Është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca vetëm i nxit protestat”, përfundoi kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme