Rajoni 11 October 2026, 14:59 Nga VNA

Daçiç thotë se flamuri serb do të valëvitet në Prizren, Roth: Pretendimet ndaj Kosovës çojnë drejt luftës, jo BE-së

Ndaje në Whatsapp
Daçiç thotë se flamuri serb do të valëvitet në

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ivica Daçiçit se flamuri serb një ditë do të valëvitet në Prizren, duke e cilësuar atë si një pretendim territorial ndaj Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Roth kritikoi qëndrimin e ministrit të Brendshëm dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, duke paralajmëruar se deklarata të tilla e largojnë vendin nga rruga e integrimit europian.

“Serbia e gjorë! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valëvitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, shkroi Roth.

Ai vijoi me një mesazh të drejtpërdrejtë për Beogradin: “Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Europian. Nuk ka më para të BE-së për Serbinë!”

Roth iu drejtua edhe votuesve serbë, duke u bërë thirrje të reflektojnë për drejtimin politik që mbështesin, në prag të zgjedhjeve të përmendura prej tij për 25 tetorin.

Deklarata e Daçiçit ishte kritikuar më herët edhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca. Ky i fundit reagoi gjithashtu ndaj paraqitjes publike të Milan Radoiçiçit në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kragujevc.

Në platformën X, Konjufca u shpreh se këto zhvillime dëshmojnë vazhdimësinë e synimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe mungesën e llogaridhënies për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023. Ai e cilësoi Radoiçiçin si organizator të këtij sulmi.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme