
Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në një prononcim për mediat, sportisti ka sqaruar se nuk është paraqitur në institucion pas ndonjë fletëthirrjeje nga prokurorët, por me iniciativën e tij, për të depozituar një kallëzim.
“Depozitova kallëzim, nuk erdha me fletëthirrje”, është shprehur Qerimaj, duke sqaruar arsyen e pranisë së tij në SPAK.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kallëzimit, personat ndaj të cilëve mund të jetë drejtuar apo çështja konkrete që peshëngritësi ka kërkuar të hetohet.






















