Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar se presidenti amerikan, Donald Trump, pengoi Izraelin të sulmonte Iranin në fillim të tetorit.
“Ky raportim është i pasaktë”, deklaroi ai për Channel 7, pa zbuluar përmbajtjen e bisedave të fundit me presidentin amerikan për Iranin.
Reagimi erdhi pas një raportimi të Financial Times se Izraeli kishte përgatitur një ofensivë disaditore ndaj objekteve bërthamore, energjetike dhe strukturave të regjimit iranian. Sipas burimeve të gazetës, Trump kishte kundërshtuar rifillimin e konfliktit përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.






















