
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj disa deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve fizike të regjistruara gjatë seancës së sotme plenare.
Socialistët kanë kërkuar përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve demokratë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Fidel Kreka, të cilët u përfshinë në incidentet e ndodhura në sallën e Parlamentit.
Sipas kërkesës zyrtare të dorëzuar nga PS, kërkohet përjashtimi me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për 6 eksponentë dhe deputetë demokratë:
Flamur Noka
Belind Këlliçi
Fidel Kreka
Luçiano Boçi
Edi Paloka
Besart Xhaferri
Gjithashtu, mazhoranca ka kërkuar një masë përjashtimore prej 10 ditësh për 14 deputetë dhe anëtarë të tjerë të opozitës:
Gjin Gjoni
Bardh Spahia
Albana Vokshi
Elda Hoti
Xhelal Mziu
Gent Strazimiri
Enno Bozdo
Kastriot Piroli
Kliti Hoti
Flamur Hoxha
Arjan Ndoja
Ivi Kaso
Zija Ismaili
Blendi Himçi
Kërkesa vjen pas përplasjes mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, ku situata degradoi në shtyrje fizike dhe shkëmbime fyerjesh. Në incident u përfshi edhe deputeti socialist Ervin Hoxha.
Për deputetë të tjerë të opozitës, grupi parlamentar socialist ka kërkuar masa më të lehta disiplinore, përfshirë përjashtimin me 10 ditë nga veprimtaria parlamentare.
Kërkesa pritet të shqyrtohet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili do të vendosë nëse do të marrë masa disiplinore ndaj ligjvënësve të përfshirë në incidente.






















