Politika 22 October 2026, 11:01 Nga VNA

Agron Malaj rikthehet në rolin e gardistit, i del përpara Flamur Nokës në Kuvend. Dikur mbronte Berishën, sot Ramën

Ndaje në Whatsapp

Agron Malaj rikthehet në rolin e gardistit, i del përpara Flamur

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Por në një nga momentet më të nxehta, deputeti socialist Agron Malaj duket se ka vendosur të kujtojë profesionin e vjetër.

Ndërsa deputetët e opozitës iu drejtuan vendeve të socialistëve gjatë procesit të votimit, Malaj u pozicionua krah punonjësve të Gardës së Republikës, duke penguar Flamur Nokën të afrohej te deputetët e mazhorancës.

Tensionet kishin nisur që në fillim të seancës, kur Noka shtyu kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke i dëmtuar mikrofonin.

Por pamja e Agron Malajt në krah të gardistëve ka një histori që shkon përtej seancës së sotme.

Më 21 janar 2011, Malaj ishte komandant seksioni në Njësinë Speciale të Gardës së Republikës, e cila mbronte Kryeministrinë e drejtuar nga Sali Berisha, gjatë protestës ku u vranë katër demonstrues.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, ish-gardisti është deputet i Partisë Socialiste dhe sot i doli përpara Flamur Nokës, një prej njerëzve më të afërt politikë të Berishës.

Dikur në Gardën që mbronte Kryeministrinë e Berishës, sot në radhët e deputetëve që mbrojnë qeverinë e Ramës. Agron Malaj ka ndërruar uniformën, partinë dhe kryeministrin. Vetëm pozicioni në gardh i ka mbetur i pandryshuar.

Video

Reagim i shumëpritur

Pedagogët nuk lejohen nga policia që t'u bashkohen studentëve në protestë.

Peshëngritësi Erkand Qerimi paraqitet në SPAK. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së peshëngritësit nga prokurorët e posaçëm.

Deputetët e Kuvendit të Shipërisë, duke punuar fort për të gjetur një zgjidhje për krizën në vend

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme