Politika 22 October 2026, 10:21 Nga VNA

Studentët ia hodhën karriget te dera, Rama ndërron taktikë: Tani kërkon dialog me gurë

Ndaje në Whatsapp

Studentët ia hodhën karriget te dera, Rama ndërron taktikë:

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën e komunikimit me studentët dhe pedagogët që prej dhjetë ditësh protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Pas refuzimit të vazhdueshëm të ftesave për dialog, kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për diskutime, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”.

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku studentët thyen karriget e vendosura nga qeveria si simbol i ftesës për dialog dhe i hodhën drejt hyrjes së godinës.

Me këtë veprim, të rinjtë shprehën edhe një herë refuzimin për t'u ulur në bisedime me kryeministrin, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i tij nga drejtimi i qeverisë.

Ndërkohë, protestave u janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike. Ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre deri në përmbushjen e kërkesës për dorëheqjen e Ramës.

Mbetet për t'u parë nëse thirrja e re e kryeministrit do të sjellë një ndryshim në qëndrimin e protestuesve apo nëse studentët dhe pedagogët do të vijojnë protestat, duke refuzuar çdo mundësi dialogu me qeverinë.

 

Lexo gjithashtu

Video

Nis me tensione seanca plenare, deputetët e opozitës bllokon foltoren.

Me makina të shtrenjta për të shmangur protestuesit/ si hynë deputetët sot në seancë

Përplasje në Kuvend, Flamur Noka i shkul mikrofonin Taulant Ballës.

Grushte e të shara në Parlament, përplasen fizikisht deputetët e PS-së dhe PD-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme