Politika 22 October 2026, 11:11 Nga VNA

“Mos prekni studentët!”/ Pedagogët marshojnë drejt Kuvendit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ndaje në Whatsapp

“Mos prekni studentët!”/ Pedagogët marshojnë drejt

Pedagogët e universiteteve publike kanë nisur marshimin drejt Kuvendit të Shqipërisë, duke iu bashkuar protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ata janë grumbulluar fillimisht përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur lëvizjen në mbështetje të studentëve.

Me pankarta në duar, pedagogët kanë shprehur solidaritetin me të rinjtë, të cilët prej dhjetë ditësh protestojnë kundër qeverisë. “Mos prekni studentët”, “Studentët nuk janë vetëm” dhe “Kur goditet studenti, goditet e ardhmja” janë disa nga mesazhet e tyre.

Një ditë më parë, pedagogët njoftuan bojkotimin e procesit mësimor në universitetet publike, duke bërë të ditur se ky vendim do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Protesta e pedagogëve zhvillohet paralelisht me tubimin e studentëve përpara Kuvendit, ku këtë të enjte po mbahet seanca plenare. Përveç mbështetjes për studentët, pedagogët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mbetet për t'u parë nëse protesta do të zhvillohet paqësisht apo nëse do të shoqërohet me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, siç ka ndodhur gjatë ditëve të fundit.

Lexo gjithashtu

Video

Reagim i shumëpritur

Pedagogët nuk lejohen nga policia që t'u bashkohen studentëve në protestë.

Peshëngritësi Erkand Qerimi paraqitet në SPAK. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së peshëngritësit nga prokurorët e posaçëm.

Deputetët e Kuvendit të Shipërisë, duke punuar fort për të gjetur një zgjidhje për krizën në vend

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme