Politika 22 October 2026, 10:43 Nga VNA

Rudina Hajdari u kërkon studentëve të ulen me Ramën, por harron efektin e marrëveshjes së  saj me Ramën për ndryshimet kushtetuese në 2020

Ndaje në Whatsapp

Rudina Hajdari u kërkon studentëve të ulen me Ramën, por

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, u ka bërë thirrje studentëve protestues të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke publikuar një fotografi të dhjetorit 1990, ku babai i saj, Azem Hajdari, shfaqet në takimin historik me Ramiz Alinë.

“Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi!”, shkruan ajo.

Por kjo thirrje rikthen në vëmendje një episod të rëndësishëm të historisë së saj politike.

Në korrik 2020, vetëm nëntë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, Rudina Hajdari bashkoi votën me shumicën socialiste për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë ndryshimit të rregullave të koalicioneve zgjedhore.

Ndryshimet u miratuan pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare dhe u kundërshtuan ashpër nga PD-ja, e cila i konsideroi në favor të Edi Ramës dhe në dëm të opozitës.

Hajdari e justifikoi votën me premtimin për hapjen 100% të listave zgjedhore. Por kur Kodi Zgjedhor u miratua në tetor, listat rezultuan vetëm pjesërisht të hapura. Vetë Hajdari shprehu zhgënjimin, duke akuzuar socialistët se nuk kishin respektuar premtimet. Ajo nuk mori pjesë në votimin përfundimtar të Kodit.

Sot, gjashtë vjet më vonë, Hajdari u ofron studentëve si shembull takimin e Azem Hajdarit me Ramiz Alinë.

Por fotografia historike e dhjetorit 1990 nuk mund të fshijë përvojën politike të vitit 2020.

Studentët mund ta dëgjojnë këshillën e Rudina Hajdarit. Por ia vlen të kujtojnë edhe historinë e votës së saj: atë që nisi me premtimin për lista 100% të hapura dhe përfundoi me zhgënjimin e vetë Hajdarit.

Video

Nis me tensione seanca plenare, deputetët e opozitës bllokon foltoren.

Me makina të shtrenjta për të shmangur protestuesit/ si hynë deputetët sot në seancë

Përplasje në Kuvend, Flamur Noka i shkul mikrofonin Taulant Ballës.

Grushte e të shara në Parlament, përplasen fizikisht deputetët e PS-së dhe PD-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme