Politika 22 October 2026, 10:27 Nga VNA

Tensione në Kuvend, Flamur Noka i shkul mikrofonin Taulant Ballës

Ndaje në Whatsapp

Tensione në Kuvend, Flamur Noka i shkul mikrofonin Taulant Ballës

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, duke çuar në ndërprerjen e punimeve.

Incidenti ndodhi gjatë kohës që kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po fliste në sallë. Deputeti demokrat Flamur Noka iu afrua dhe i hoqi mikrofonin, duke ndërprerë fjalën e tij.

Pas këtij veprimi dhe debateve të ashpra mes deputetëve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi ndërprerjen për pak minuta seancën plenare.

Seanca u rikthy sërish në punim, ndërsa mazhoranca anuloi debatet dhe kaloi direkt në miratimin e projekligjeve që janë në rend dite.

Situata vijon të mbetet e tensionuar, ku deputetët e PD dhe PS përplasen herë pas here me njëri-tjetrin.

Tensione në Kuvend, Flamur Noka i shkul mikrofonin Taulant Ballës

 

Lexo gjithashtu

Video

Nis me tensione seanca plenare, deputetët e opozitës bllokon foltoren.

Me makina të shtrenjta për të shmangur protestuesit/ si hynë deputetët sot në seancë

Përplasje në Kuvend, Flamur Noka i shkul mikrofonin Taulant Ballës.

Grushte e të shara në Parlament, përplasen fizikisht deputetët e PS-së dhe PD-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme